Zbuloni se çfarë ndodh në organizëm kur nuk kryeni aktivitet fizik

Shëndetësia

Zbuloni se çfarë ndodh në organizëm kur nuk kryeni aktivitet fizik

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:36

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut. Aktiviteti fizik ul rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve siç janë: diabeti, kanceri dhe ato kardiovaskulare. Ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm është padyshim afat-gjatë dhe përmirëson në përgjithësi cilësinë e jetës.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik
Sipas një raporti të janarit 2020 të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të jetuarit pa aktivitet fizik ka pasoja negative në shëndet. Pasja e një jete sedentare rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të lartpërmendura, sidomos nëse njeriu është duhanpirës dhe tension të lartë të gjakut.

Zemra
Aktiviteti fizik, veçanërisht aerobia, përmirëson qarkullimin e gjakut, tensionin dhe e bën zemrën më të fortë. Në mungesë të aktivitetit fizik, zemra nuk ka asnjë stimul që të bëhet më e fortë dhe rreziku i dobësimit të saj si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare rritet ndjeshëm.

Truri
Aerobia dhe aktiviteti fizik ngadalëson plakjen e trurit dhe ruan aftësitë e të nxënit. Në mungesë të ushtrimeve, truri bëhet më i brishtë ndaj plakjes. Përpos të tjerave, aktiviteti fizik ndihmon për të përmirësuar kujtesën.

Humori
Ekspertët paralajmërojnë se jeta sedentare ndryshon përbërjen kimike të trurit. Mjaftojnë vetëm 3 orë qëndrimi pasiv në ditë që njeriu të përballet me një rrezik të lartë të simptomave të depresionit. Aktiviteti fizik e bën njeriun më me humor dhe mungesa e tij medoemos ka efekt të kundër.

Kockat
Ushtrimet me pesha ndihmojnë në mbajtjen larg të osteoporozës. Aktiviteti fizik në përgjithësi ndihmon në ruajtjen e masës kockore dhe dendësisë së tyre por edhe pengon dobësimin dhe gjasat e frakturave.

Beli
Nëse qëndroni gjithë kohës ulur, nuk po i bëni vetes asnjë nder. Jeta pasive e bën njeriun më të shëndoshë në mos obez dhe kësisoj rrit rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse. Në këtë rast, njeriu djeg shumë pak kalori, që përkthehet në depozita dhjamore dhe rrezik të shumëfishtë ndaj diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat