Cilat janë disa nga shenjat e rrezikshme në shtatzëni

Shëndetësia

Cilat janë disa nga shenjat e rrezikshme në shtatzëni

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:58
Ilustrim

Nëse e vëreni se gruaja ka ndonjë nga këto shenja, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore pasi që këto mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin e gruas apo të foshnjës suaj të palindur:

Dhimbje të mëdha të vazhdueshme të barkut. Gjakderdhje vaginale, sidomos nëse është e kuqe e çelët. Vjellje të shumta dhe të pakontrolluara që shkaktojnë dehidrim.

Kokë-dhembje, marramendje ose shikim të dyfishtë ose të turbullt për 2-3 orë.Ka të ftohtë dhe/ose temperaturë (38°C ose më tepër).

Ka ënjtje të menjëhershme në fytyrë, duar dhe këmbë ose ka shtuar peshë që nuk mund të shpjegohet. Lëvizje të rrallë ose mungesë të lëvizjes së foshnjës pas muajit të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat