Maskat kundër koronavirusit, mos e shmangni këtë detaj gjatë dimrit

Shëndetësia

Maskat kundër koronavirusit, mos e shmangni këtë detaj gjatë dimrit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Prej muajsh maska është bërë mjet i domosdoshëm në jetën e përditshme të çdo personi.

Ndoshta nuk ka mbrojte 100 përqind nga infektimi, megjithatë pengon ndjeshëm.

Por, në fakt, nuk është aq e lehtë që të mbash një maskë. Por një detaj gjatë muajve të dimrit duhet ta keni parasysh.

Nëse maska juaj laget në një moment, ju duhet ta ndërroni atë menjëherë.

Një maskë e lagur nuk mund të jetë kaq efektive, për shkak të kapacitetit të ulët të filtrimit.

Maskat kirurgjikale kur lagen, bëhen më të depërtueshme dhe nuk ju mbrojnë në transmetimin e virusit. Kështu që, duhet patjetër të mbani një maskë rezervë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat