Izolimi në fazën e parë të pandemisë dyfishoi ankthin tek të rinjtë, studimi që ngre alarmin tek të gjithë

Shëndetësia

Izolimi në fazën e parë të pandemisë dyfishoi ankthin tek të rinjtë, studimi që ngre alarmin tek të gjithë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një studim i botuar në faqen prestigjioze të CNN, tregon se gjatë fazës së parë të pandemisë, ankthi tek të rinjtë, gati është dyfishuar. Studimi i bërë nga Universiteti i Brestol-it në Britaninë e Madhe, tregon se, shifrat kanë pësuar rritje alarmante, sidomos në periudhën e karantinës.

Përfundimet e studimit tregojnë se, numri i të rinjve midis grupmoshës 27 dhe 29 vjeç të prekur nga ankthi, u rrit nga 13% në 24%. Është vërejtur se, numri i të rinjve prekur nga ankthi, ka qenë më i lartë se ai i prindërve të tyre.  

Edhe pse në fillim të qershorit, masat kufizuese nisën të zbuten, kërkuesit thanë se, niveli i ankthit vijoi të mbetet i lartë, madje sipas studimit, parashikohet që shifrat të pësojnë rritje gjatë dimrit.

Duket qartë se pandemia dhe pasojat sociale e ekonomike që ka shkaktuar si rrjedhojë e izolimit, kanë ndikuar në shëndetin mendor të të rinjve.

Në fund të studimit sugjerohet, që të merren masa urgjente për kujdesin e shëndetit mendor tek të rinjtë, veçanërisht ankthit. Dr. Rebecca Pearson, një nga kërkueset e këtij studimi, thotë se, është shumë e rëndësishme të kuptojmë mësimin e së shkuarës, sidomos nëse do të kemi një kyçje të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat