I pini ilaçet me lëngje? Ky është efekti

Shëndetësia

I pini ilaçet me lëngje? Ky është efekti

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:11
Foto Ilustrim

Sigurisht se keni dëgjuar shumë rreth asaj se me çfarë duhet t’i pini ilaçet. Pirja e medikamenteve me lëngje, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre.

Hulumtuesit e Universitetit Western nga Ontario, theksojnë që në situatën e këtillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë.

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet nga grejpfruti dhe portokalli, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Supozohet që pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat