Vaksina kundër koronavirusit, fillon transporti i Pfizer në SHBA dhe Europë

Shëndetësia

Vaksina kundër koronavirusit, fillon transporti i Pfizer në SHBA dhe Europë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Në pritje të miratimit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe organeve rregullatore Evropiane dhe ndërkombëtare, operacionet e transportit të vaksinës së koronavirusit Pfizer në qendrat e ndryshme të shpërndarjes kanë filluar, raporton Wall Street Journal.

Për të bërë të mundur këtë, është autorizuar kompania United Airlines, me një seri ngarkesash që duke filluar nga e premtja kanë nisur të qarkullojnë midis Aeroportit Ndërkombëtar O’Hare në Çikago dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Brukselit.

Kompania farmaceutike për zinxhirin e shpërndarjes synon të përdorë pajisje frigoriferike në bordin e avionëve dhe kamionëve që më pas do të shpërndajnë vaksinën në të gjithë botën.

United Airlines do të lejohet të mbajë pesë herë sasinë e akullit të lejuar normalisht në fluturimet e saj për të mbajtur vaksinën në temperaturën e duhur.

Gjithashtu linjat e tjera ajrore po përgatiten të përdorin avionët e tyre për të transportuar vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat