Rreziku nga ushqimi i “fast food”-it

Shëndetësia

Rreziku nga ushqimi i “fast food”-it

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.

Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara. Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit. Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut.

Studiuesit uellsianë thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave. Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut.

Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion. Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat