Si të përgatisni kek me kakao dhe kanellë

Shëndetësia

Si të përgatisni kek me kakao dhe kanellë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Kek me kakao dhe kanellë

Përbërësit që ju duhen:

• 1 vezë mesatare, në temperaturë ambienti

• 80 gr sheqer

• 50 ml vaj

• 100 ml qumësht, në temperaturë ambienti

• 1 lugë gjelle lëng limoni

• 140 gr miell

• 50 ml lëng portokalli

• 1 lugë gjelle kakao

• 1/2 lugë çaji pluhur pjekje

• 1/4 lugë çaji sodë buke

• 1 majë gishtash kripë

• 1 lugë çaji kanellë

Mënyra e përgatitjes:

Si fillim, përzieni qumështin me lëngun e limonit dhe lëreni mënjanë 5 minuta. Rrihni vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze, për 5 minuta. Shtoni qumështin, vajin, lëngun e portokallit dhe përziejeni masën. Bashkoni në një tas të gjithë përbërësit e thatë duke i përzier me një lugë. Hidheni gradualisht duke e situr te masa e lëngshme. Përziejini sa të krijohet një masë homogjene.

Lyeni 1 tepsi me diametër 15 cm me gjalpë dhe vishni pjesën e bazës me letër pjekjeje. Hidheni brumin në të dhe futeni të piqet në furrë të nxehur më parë në 180° C për rreth 30 min ose derisa të rezultojë i thatë brenda (bëni provën me një kunjë dhëmbësh). Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti. Më pas, ruajeni të mbuluar me një enë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat