Mos i injoroni kurrë, këto 5 shenja tregojnë se hormonet tuaja kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit

Shëndetësia

Mos i injoroni kurrë, këto 5 shenja tregojnë se hormonet tuaja kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Çoni dorën nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë të lodhura, të fryra apo nevrike. Ju duken të njohura këto shenja? Atëherë duhet të dini shkakun: hormonet kanë dalë jashtë kontrollit duke ju prishur humorin, dëmtuar lëkurën dhe çrrgulluar ritmin e përditshëm të jetës. Edhe pse nivelet e hormoneve zakonisht stabilizohen pas ciklit menstrual, faktorë të ndryshëm: si stresi apo ankthi, mund t’i nxjerrin ato jashtë kontrollit. Ja cilat janë 5 shenjat paralajmëruese që tregojnë praninë e çrregullimeve hormonale:

1.Lodhje: Lodhja është një nga simptomat për të cilën ankohen më shumë njerëzit, duke qenë se ka disa shkaktarë të mundshëm. Nëse ndiheni të lodhur pas një jave me provimet përfundimtare ose orët e gjata në punë, atëherë me siguri jeni mirë nga ana shëndetësore. Por, nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe keni shtuar së fundmi peshë, keni luhatje të oreksit dhe ndryshme në mënyrën e jashtëqitjes, atëherë mund të jetë shenjë e hipotiroidizmi (tiroide jo mjaftueshëm aktive). Të gjithë ndihemi të lodhur, megjithatë, nëse e juaja nuk duket logjike, atëherë është mirë të bëni një kontroll.

2.Ndryshime të lëkurës: Ju janë shfaqur puçrra sërish në fytyrë. Edhe pse ato mund të shkaktohen edhe sepse bini në gjumë pa hequr grimin, mund të jenë shenjë paralajmëruese edhe e ndonjë problemi me shëndetin. Shfaqja e akneve apo puçrrave në rini mund të sugjerojnë një nivel të lartë të testosteronit. Fatmirësisht mjeku mund t’ju rekomandojë ndonjë ilaç për stabilizimin e niveleve të hormoneve dhe pastrimin e lëkurës.

3.Rritje të flokëve: Flasim për rritje vërtet të shpejtë të flokëve. Nëse vini re një rritje të shpejtë të flokëve, brenda një muaji, ose ju janë shfaqur qime në gjoks, shpinë ose krahë, mund të jenë shenjë e rritjes së niveleve të testosteronit.

4.Çrregullime të menstruacioneve: Ashtu si lodhja, edhe çrregullimi i ciklit menstrual mund të jetë rezultat i disa faktorëve, si stresi, probleme me tiroidet, nivelet e ulëta të estrogjenit ose sindroma policistike e vezores.

5.Djersitja gjatë natës: Gjatë verës djersitja gjatë natës është diçka normale dhe e zakonshme. Por, nëse ambienti është i freskët dhe ju ndërkohë vazhdoni të djersitni shumë gjatë natës, atëherë mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe ovulacionit të rrallë – të ngjashëm me perimenopauzën. Kjo fazë fillon rreth 10 vite pasi një grua të hyjë në fazën e menopauzës, prandaj, nëse keni çrregullime të shumta të ciklit menstrual që para moshës 40 vjeç, gjasat janë shumë të mëdha që të keni një menopauzë të hershme. Në këtë rast rekomandohet një vizitë tek mjeku për t’u siguruar nëse nuk është asgjë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat