Të mirat shëndetësore nga frutat e pyllit

Shëndetësia

Të mirat shëndetësore nga frutat e pyllit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Frutat e pyllit, janë të preferuara për shumë njerëz sepse përveç shijes së mire, pjesa më e madhe e tyre rritet në gjendje të egër.

Manaferra, luleshtrydhja, boronica  dhe mjedra janë të mbushura me minerale, fibra dhe vitamina,  dhe janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat e njerëzve nga dëmet që shkaktojnë radikalet e lira.

Përveç këtyre vetive, frutat e pyllit kanë pak kalori dhe janë alternativë e mirë për njerëzit që duan të mbajnë peshën e tyre nën kontroll

Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm të cilin mund ta gjesh gjatë gjithë vitit dhe  ështe e pasur me vitaminë C.

Mjedra  edhe pse është frut jetë shkurtër dhe delikat, përmbanë kalcium, magnez dhe vitaminë C.

Boronica është në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit dhe është e pasur me shumë vlera ushqimore.

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë vitaminë C dhe kalcium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat