Kurë me kanellë kundër diabetit?

Shëndetësia

Kurë me kanellë kundër diabetit?

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Foto Ilustrim

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët.

Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak.

Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2. Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës. Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.

Sipas ekspertëve, kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni. Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë. Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes. Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm. Luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues.

Sipas të dhënave, konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi. Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit.

Kanella është e dobishme në luftimin e inflamacionit, një nxitës i diabetit. Antioksidantët që përmban kjo erëz luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidues  dhe përbëjnë pikënisjen e inflamacionit. Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me diabetin siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.

Sasia E Këshillueshme E Kanellës Për Diabetikët

Shumë studime rekomandojnë konsumin e një sasie prej 1 deri në 6 gramë kanellë pluhur në ditë. Kanellën e gjejmë në dy varietete: Cassia dhe Ceylon. Cassia është kanella kineze dhe gjendet lehtë kudo ndërsa kanella Ceylon është ajo e vërteta me vlera. Shiritat e saj të mbështjellë janë të butë dhe të brishtë. Shkopinjtë e kanellës Cassia janë të fortë e të trashë.

Përpara përdorimit të kanellës, diabetikët duhet të konsultohen me mjekun sepse ajo mund të ndërveprojë negativisht me disa ilaçe./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat