Ndryshimet që pëson trupi gjatë motit të ftohtë

Shëndetësia

Ndryshimet që pëson trupi gjatë motit të ftohtë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Temperaturat e ulëta na bëjnë më të prekshëm nga viruseve dhe infeksioneve. Moti i ftohtë mund të ndikojë në trupin tonë në forma të ndryshme, por jo gjithmonë për keq.

Gjuha punon më shumë se zakonisht

I ftohti i bën buzët të duken të thata, dhe njerëzit kanë tendencë t’i lëpijnë buzët shpesh për t’i lagur ato. Megjithëse mund t’ju japë një lehtësim të përkohshëm, ky zakon bën që buzët të jenë më të thata se më parë.

Mund të keni dhimbje dhëmbësh

Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje kur jashtë bën ftohtë. Ajri i ftohtë arrin tek nervi i dhëmbit duke shkaktuar ndjesinë e pakëndshme. Prandaj, ekspertët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën më ngrohtë.

Mund të rritet sheqeri në gjak

I ftohti inkurajon trupin të lëshojë hormone të stresit që rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Ndërsa temperaturat bien, sheqeri në gjak rritet sepse kur bën ftohtë, ne jemi të predispozuar të dalim jashtë më pak. Meqenëse aktiviteti fizik ul sheqerin në gjak, mjekët rekomandojnë të punoni në shtëpi gjatë dimrit për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit.

Mund të humbni peshë

Trupi mund të djegë kalori kur bën ftohtë. Kur trupi përshtatet me temperaturën, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Kur dridhemi nga i ftohti, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.

Mund të shtohen rrudhat

Lëkura bëhet më e ndjeshme gjatë sezonit të ftohtë. Lagështia dhe ndryshimi i temperaturave bëjnë që lëkura të thahet dhe si rezultat mund të kemi më shumë rrudha.

Shikimi mund të përkeqësohet

Sytë mund të jenë më të rrezikuar gjatë dimrit. Shpesh harrojmë të mbajën syze dielli që bllokojnë UV në sezonin e ftohtë por dielli reflekton duke dëmtuar seriozisht sytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat