5 ushqimet, që duhet konsumuar vetëm në lukth të thatë

Shëndetësia

5 ushqimet, që duhet konsumuar vetëm në lukth të thatë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Arrat

Te lukthi i shëndetshëm, sasitë e moderuara nuk do të duhej të shkaktojnë probleme apo dhimbje. Përzgjedhja e ushqimeve, që mund t’i hani për kafjall mund të ndikojnë në atë se si do të ballafaqoheni me obligimet e përditshme. Në vijim ju sjellim ushqimet, që mund t’i konsumoni në lukth të thatë.

VEZËT

Vezët për kafjall zvogëlojnë konsumimin e përgjithshëm të kalorive gjatë ditës. Thjesht, ju mbajnë më gjatë të ngopur e nuk do të keni nevojë për ushqime të grimcuara. Për shëndetin e lukthit më së miri është të zgjidhni vezë të ziera.

BOLLGURI

Bollguri do të formojë një shtresë mbrojtëse në lukth dhe kështu mbron muret e lukthit nga acidet e dëmshme. Bollguri përmirëson dhe nxit tretjen, falë fibrave që në mëngjes është shumë e dobishme.

MJALTI

Mjalti e përmirëson sistemin e tretjes në përgjithësi, e po ashtu edhe e forcon sistemin imun të njeriut. Mirëpo, megjithëse është shumë i shëndetshëm, mos e konsumoni krejtësisht në lukth të thatë.

GJALPI NGA KIKIRIKËT OSE BADEMI

Nëse nuk konsumoni vezë apo nëse nuk konsumoni edhe prodhimet e qumështit, ditën mund ta filloni me përzgjedhjen e proteinave alternative: gjalpë nga kikirikët ose

ARRAT

Arrat më së miri është t’i hani të copëtuara dhe të shtuara në bollgur. Arrat ndikojnë në normalizimin e vlerës së pH-së në lukth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat