A është plakja e trurit e trashëgueshme?

Shëndetësia

A është plakja e trurit e trashëgueshme?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit.

Të dhënat e përhapjes së plakjes së trurit tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat.

E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë, transmeton lajmi.net.

Kurimi i plotë i saj që në gjenezë është një tjetër rrugë e gjatë, në të cilën po hidhet ende dije me anë të studimeve.

Sëmundjet që plakin trurin

Shumë prej personave që kanë afër tyre persona të cilët janë të prekur nga ndonjë lloj dementia apo plakje trurit, kanë shqetësimin e zhvillimit të kësaj sëmundje ndër breza. Ekspertët thonë se në këtë pikë rastet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të tipit të sëmundjes. Në grupin e sëmundjeve të plakjes së trurit bëjnë pjesë disa prej tyre me simptoma dhe veprim të ndryshëm.

Këtu përmendim Alzhaimer, dementia vaskulare, dementia frontotemporiale apo lloje të rralla të dementias si  sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni. Në renditjen e këtyre sëmundjeve, mjekët shprehen optimistë për disa raste dhe pak me skeptikë për një grup tjetër.

Sipas tyre, egziston mundësia që plakja e trurit të trashëgohet nga njëri brez tek tjetri brenda familjes, por në disa raste specifike dhe të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat