Ka një lidhje mes tensionit të lartë të gjakut dhe koronavirusit

Shëndetësia

Ka një lidhje mes tensionit të lartë të gjakut dhe koronavirusit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:52
Foto Ilustrim

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së koronvirusit të ri Covid-19. Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia.

Në rastin e Kinës, 25-50 përqind e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të Covid-19 vuanin nga: Tensioni i lartë i gjakut; Kanceri; Diabeti; Sëmundjet e mushkërive.

Në rastin e Italisë, 99 përqind e njerëzve që humbën jetën si pasojë e infeksionit vuanin prej njërës prej sëmundjeve të lartpërmendura. Më specifkisht, 76% e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.

Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të predispozuar të:

– Infektohen me Covid-19

– Të kenë simptoma të rënda

– Të humbasin jetën si pasojë e infeksionit.

– Lidhja mes tensionit të gjakut dhe virusit Covid-19

– Sistemi i dobësuar imunitar është një prej arsyeve përse njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore përballen me një rrezik më të lartë. Imuniteti i njeriut mund të dobësohet si pasojë e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Një teori tjetër që po qarkullon në mesin e shkencëtarëve është se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut, e rrisin rrezikun e infeksionit me Covid-19. Kjo teori mbështetet tek fakti që medikamente të caktuar rrisin në organizëm praninë e enzimës ACE2.

Kur virusi futet në organizëm, ka nevojë për këtë enzimë që të pushtojë dhe infektojë qelizat. Deri më tani, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës i qëndrojnë këshillës se pacientët nuk duhet të ndërpresin ilaçet e tensionit sipas këshillës së mjekut. Në të kundërt, rreziku i atakut në zemër apo ishemisë do të rritet ndjeshëm, duke nxitur nevojën për tu shtruar në spital në këto kushte aspak të favorshme për shëndetësinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat