Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar

Shëndetësia

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Ilustrim

Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, thanë shkencëtarët turq, duke paralajmëruar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët ndaj sëmundjeve infektive.

“Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet mjaft melatonin, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me fruta dhe perime, ushtrohuni rregullisht”, thotë Fondacioni Turk i Veshkave në një deklaratë rreth mënyrave për të forcuar sistemin imunitar.

Fondacioni rekomandoi gjithashtu larjen e duarve rregullisht dhe në mënyrë të duhur si dhe uljen e nivelit të stresit.

“Është dëshmuar se sistemi imunitar është i dëmtuar dhe i dobët ndaj infeksioneve në shumë sëmundje të lidhura me gjumin”, tha Derya Karadeniz, ekspertja mbi çrregullimet e gjumit, duke theksuar rolin e gjumit në riparimin e trupit.

Studimet eksperimentale dëshmojnë një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit, theksoi ajo, duke shtuar se në një studim në të cilin njerëzit të cilëve u lejohej vetëm katër orë gjumë për katër netë, kishin reagime shumë më të dobëta imune kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë krahasuar me ata që flinin rregullisht.

Timur Erk, kreu i fondacionit, paralajmëroi se duhet të merren vitaminat dhe mineralet thelbësore duke përmbushur nevojat e njerëzve në kohën e pandemisë së COVID-19.

“Dietë e shëndetshme, stërvitje, kontroll i stresit dhe gjumë. Thënia e gjysheve tona, ‘fëmijët rriten në gjumë’, tani vlen për të gjithë individët dhe është dëshmuar edhe nga hulumtimet shkencore”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat