Çokollata e zezë për një gjumë të ëmbël

Shëndetësia

Çokollata e zezë për një gjumë të ëmbël

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Për ata që dëshirojnë që të bëjnë një gjumë të qetë gjatë natës, idealja është që përpara tij, të konsumojnë çokollatë të zezë, por jo duke e tepruar.

Ky produkt është i pasur me magnez, një mineral thelbësor që rregullon orën biologjike dhe që sistemon ritmet e gjumi dhe të zgjimit, në kohën e duhur.
Në këtë mënyrë, do të keni një gjumë shumë cilësor që do t’ju çlodh.
Ky sygjerim vjen nga një studim i bërë nga Universiteti i Edinburgut në Cambridge, i publikuar në revistën “Nature”.

Nëpërmjet analizave molekulare studiuesit kanë arritur në përfundimin se, jo vetëm që magnezi është i dobishëm për organizmin, sepse i bën mirë sistemit imunitar dhe zemrës, por ndihmon dhe që qelizat që të mbajnë formën e tyre për të përballuar ciklin natyror të ditës dhe të natës.

Edhe pse ky element mund të merret dhe nëpërmjet tabletave plotësuese, sygjerimi i kërkuesve është që sasinë e duhur për organizmin ta marrim nëpërmjet ushqimit.

Kështu krahas çokollatës së zezë, ushqime te tjera që përmbajnë sasi të lartë magnezi janë edhe peshku, banania, kosi me avokado, frutat e thata dhe perimet jeshile.

“Prezenca klinike e magnezit në trup po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e studiuesve. Kjo jo vetëm për mënyrë se si rregullon orën e brendshme të organizmit dhe metabolizmin, por dhe në dritën e zbulimeve të reja që mund të jenë të rëndësishme për njerëzimin, si bashkëveprimi e shëndetit njerëzor me prodhimet bujqësore”, shpjegon John O’Neill një ndër autorët e studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat