Shenjat që tregojnë se ju ka kapur depresioni

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se ju ka kapur depresioni

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Depresioni, veçanërisht në rastet më të fshehura nuk përfshin gjithnjë lot apo ndjesi të mungesës së lumturisë. Por këto janë disa nga shenjat se si mund ta kuptoni atë 

Fshehja e ndjenjave

Ju mund të jeni një person që arrin ta fshehë shumë mirë depresionin e tij. Për këtë arsye të tjerët mund të mendojnë se jeni një person në kërkim të profesionit dhe karrierës. Por jo gjithnjë përqendrimi në punë është i lidhur me të qenët të përqendruar te diçka dhe jo të shpërqendruar nga diçka tjetër.

Kur shihni një person të tillë, bëni më mirë të mendoni se në sipërfaqe ai ose ajo sillet sikur i ka të gjitha në rregull, por në thellësi ata mund të jenë të tmerruar ngaqë nëse fillojnë të flasin do të ndjejë sikur gjërat po e shkatërrojnë përbrenda.

Mungesa e lumturisë apo mërzisë

Ekziston një zonë gri e çuditshme që mund të jetë shenjë e apatisë apo ambivalencës. Nëse një person është në depresion, ai mund t’i ketë çaktivizuar të gjitha emocionet që nga lumturia deri te mërzia.

Ndonëse në dukje e pazakontë, në të vërtetë një person që i përjeton thellë ndjenjat e tij është më i shëndetshëm dhe më i kënaqur në kuptimin afatgjatë. Një shenjë e fshehur e depresionit mungesa e lumturisë apo mërzisë duhet luftuar sa më shumë me praninë e miqve.

Keni një jetë të ngarkuar

Një nga mënyrat që njerëzit zgjedhin të përballojnë barrën emocionale që mund të kenë është të kthehen në autopilot. Duke u fokusuar në mënyrë të papërmbajtur ndaj një subjekti të caktuar që mund të jenë fëmijët apo edhe puna, njerëzit e bllokojnë horizontin e gjërave të tjera në jetën e tyre. Nëse njihni një person të tillë duhet ta merrni parasysh se depresioni mund të jetë një nga shkaqet.

Inatoseni për gjëra të zakonshme

Shumë njerëz mendojnë për depresionin si trishtim, të qara dhe melankoli, por zemërimi është gjithashtu një shenjë e zakonshme, veçanërisht te meshkujt. Mund të jetë zemërim në një mënyrë më të pranueshme nga aspekti shoqëror, por gjithsesi sa herë që shihni dikë që është i inatosur vazhdimisht për një kohë të gjatë, tregohuni të kuptueshëm.

Jeni të pakujdesshëm

Një tjetër shenjë e depresionit të patrajtuar, veçanërisht te burrat është ndërmarrja e rreziqeve. Të pakënaqur me jetën e tyre, njerëzit në depresion mund të tregohen të pakujdesshëm, sepse e shohin jetën e tyre si të pavlerë për t’u ruajtur.

Nuk mendoni qartë

Një mendje jo e kthjellët është një simptomë e zakonshme e atyre që janë prekur nga depresioni. Ideja që dikush mund të mos i mendojë gjërat qartë dhe se i është errësuar arsyetimi, është e pranishme te personat me depresion dhe që nuk përqendrohen dot.

Nuk ju pëlqejnë aktivitetet që më parë i adhuronit

Mund të keni qenë të çmendur pas palestrës apo pas një aktiviteti tjetër, por papritur e keni humbur interesin? Nëse filloni të ndieni se po e detyroni veten të vazhdoni ta bëni dhe se thjesht nuk doni ta ndiqni më atë pasion, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e depresionit. Truri ndryshon gjatë depresionit dhe kjo ju bën më pak aktivë në gjërat që dikur i bëni mjaft të motivuar.

Përqendrimi te vetja

Depresioni ju detyron të përqendroheni pas vetes dhe nevojave tuaja në vend të të tjerëve. Ky largim nga shoqëria mund t’ju bëjë të ndiheni në faj. Të prekurit nga depresioni zakonisht ndihen keq, sepse kuptojnë që nuk janë më të angazhuar me fëmijët, familjen apo miqtë. Të tjerët fillojnë të kuptojnë se sa të përqendruar te vetja ndihen ata.

Si ta kuroni depresionin?

Krijoni një rutinë, pasi nëse jeni në depresion ajo do t’ju ndihmojë shumë. Depresioni zakonisht u zhvesh jetës suaj strukturën dhe një ditë shkrin në tjetrën. Krijimi i rutinës ju kthen në “shina”.

Vendosni qëllime për të arritur pasi kështu mund ta nxirrni veten nga ndjesia e hidhur e depresionit dhe nga monotonia dhe ndjesia se nuk mund të arrini asgjë. Filloni me pak.

Aktiviteti fizik është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga depresioni, pasi trupi juaj do të çlirojë kimikate që ju bëjnë të ndiheni mirë. Inkurajoni trurin tuaj me mendime të tjera duke krijuar një rutinë stërvitjeje trupore.

Hani shëndetshëm. Nuk ka dietë magjike për të trajtuar depresionin. Por një ide e mirë është të kujdeseni për atë që konsumoni. Nëse depresioni juaj pritet të dalë nga kontrolli, kujdesi me ushqimin do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Flini mjaftueshëm. Depresioni mund t’jua vështirësojë fjetjen, por ju mund të bëni ndryshime të vogla në stilin tuaj të jetesës për ta rregulluar këtë. Flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë. Largoni të gjitha gjërat shpërqëndruese nga dhoma juaj dhe gjumi do t’ju përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat