FDA rekomandon që gratë shtatzëna të shmangin përdorimin e vaksinës anti covid

Shëndetësia

FDA rekomandon që gratë shtatzëna të shmangin përdorimin e vaksinës anti covid

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:41
Ilustrim

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) ka rekomanduar që vaksina anti covid të shmanget nga gratë shtatzëna.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Komitetit Këshillues të Vaksinave dhe Produkteve Biologjike në FDA, Dr.Paul Offit, pas autorizimit të vaksinës së kompanisë Pfizer për përdorim emergjent shkruan CNN.

“Unë rekomandojë që gratë shtatzëna nuk duhet të kenë qasje në vaksinën anti covid derisa të kemi informacione të mjaftueshme”, tha Offit.

Gjatë ditës së sotme, Këshilltarët nga FDA-ja kanë votuar për dhënien e autorizimit për përdorim urgjent të vaksinës anti covid nga kompania Pfzier dhe BioNTech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat