Zakonet e personave të cilët vuajnë nga depresioni i fshehur

Shëndetësia

Zakonet e personave të cilët vuajnë nga depresioni i fshehur

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Pasi të keni lexuar këtë artikull mund të keni dy reagime të ndryshme. Dikush prej jush do të ndihet më i përgatitur për të kuptuar një person të dashur dhe të tjerë do të identifikojnë veten nëpërmjet këtyre zakoneve

Depresioni shpeshherë ndodh në mënyrë të fshehtë, nuk njihet dhe nuk diagnostikohet. Shumë njerëz ende shpesh e keqkuptojnë apo nuk e vënë re depresionin dhe simptomat e tij. Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë i dallojmë njerëzit që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje. Akoma më keq, shumë prej tyre nuk diagnostifikohen fare për shkak të supozimeve të gabuara. Veçanërisht kur një person me depresion është i padiagnostifikuar, ai mund të krijojë mënyra për të përballuar problemet e tij, gjë që e mban të fshehtë sëmundjen nga njerëzit përreth. Duhet të çmësojmë supozimin se vuajtja është gjithmonë qartazi e dukshme, që të mund t’i kuptojmë më mirë dhe t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga një sëmundje e tillë shpesh herë e paidentifikueshme.

Ata mund të mos “duken të dëshpëruar”

Për shkak të stereotipave kulturorë dhe mediatikë, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes së dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallëherë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj. Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten në një kohë kur fatkeqësisht vuajnë nga depresioni.

Ata shpesh mund të duken të rraskapitur apo të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush mund të vuajë nga ky çrregullim, por ai është shumë i zakonshëm. Ata që e përjetojnë këtë simptomë e dinë se është një prej efekteve anësore më të vështira për t’u përballuar. Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë. Akoma më keq është fakti se ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë së tyre.

Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervozë

Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe pse nuk është kjo gjë ajo që ata ndiejnë në të vërtetë. Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të “shihet” apo matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.

Ata mund ta kenë vështirë t’i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimeve që lindin nga ajo.

Depresioni është më shumë pamundësia për të ndier emocione, apo për t’i ndier ato vetëm pjesërisht ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse “të mpirë”. Për shkak të kësaj, përgjigjja në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta.

Ata refuzojnë shpesh përfshirjen në aktivitete që dikur i donin

Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion. Siç u përmend më lart, depresioni është fizikisht shterues aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht. Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi.

Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit

Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, apo si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit. Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi. Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat