A e dini përse pilulat kanë dy ngjyra të ndryshme?

Shëndetësia

A e dini përse pilulat kanë dy ngjyra të ndryshme?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Me siguri edhe ju e keni vënë re që antibiotikët dhe ilaçet e tjera në formë kapsulash, janë me ngjyra. Po përse janë ashtu? Në të vërtetë, kjo pyetje i ka disa përgjigje. E para është ajo që, me krijimin e kombinimeve dalluese të ngjyrave, shtëpitë farmaceutike dëshirojnë të zvogëlojnë besueshmërinë që pacientët të mos i dallojnë ilaçet e ndryshme të cilat ndonjëherë janë të detyruar t’i pinë.

Është konstatuar që pilulat me ngjyra për fëmijët janë shumë më joshëse nga ato me shtresë të tejdukshme apo të bardhë, andaj më lehtë binden që t’i përpijnë. Gjithashtu, pjesa e ngushtë e kapsulës gjithmonë shërben si “rezervuar” për ilaçin, ndërsa ana e gjerë ka rolin e kapakut.

Prandaj, për t’u siguruar efikasiteti më i madh në prodhimin e kapsulave, përkatësisht që të mos ngatërrohen dy pjesë plastike, përdoren dy ngjyra të ndryshme. Antibiotikët kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë.

Nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi. E rëndësishme është që antibiotikët të merren deri në fund të periudhës së caktuar nga mjeku, e jo të ndërpriten në gjysëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat