Hudhër e zier apo e freskët?

Shëndetësia

Hudhër e zier apo e freskët?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Hudhra në çdo formë të saj është e shëndetshme, por nëse e përdorni për qëllime shëruese, duhet të dini nëse duhet ta merrni të freskët apo paraprakisht të zier.

E freskët është shumë më efikase kundër baktereve, viruseve, kërpudhave dhe parazitëve, ndërsa e zier bashkë me perimet e tjera liron përbërjen ahoin, prandaj është e efektshme kundër trombozës, infarktit, sulmit në tru dhe tromboemoblisë.

Për mbrojtjen e zemrës dhe të enëve të gjakut gjithashtu përparësi i jepet hudhrës së zier, ndërkaq për parandalim te semundjeve kancerogjene rekomandohet e freskët apo hudhra e përdorur në turshi.

Hulumtimet e reja tregojnë që aroma e saj në qumështin e nënës josh bebet, duke bërë që këta të pinë më shumë. Pra, nëse dëshirojnë t’u shtojmë oreksin, nënat duhet të hanë një deri në dy thelpinj hudhre një orë para ushqimit të bebes me gji.

Konsumi i një deri në dy thelpinjve hudhër në ditë, konsiderohet i sigurt.

Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje. Konsumi i tepruar i hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale (të zorrëve).

Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës, pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat