Ngrënia e thonjve, rrezik për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Ngrënia e thonjve, rrezik për shëndetin tuaj

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Onychophagia, ose ngrënia e thonjve është një zakon që prek më shumë  se 20-30% të popullsisë. Ngrënia e thonjve  mund të shkaktohet nga perfeksionizmi, stresi, ankthi, çrregullimi obsesiv, ose thjesht nga mërzia dhe nervozizmi . Mund të duket krejtësisht e padëmshme, por ajo mund të sjellë baktere ose infeksione në trup dhe gjak.

Ngrënia e  thonjve mund të çojë në një të ftohtë ose grip: Më shumë se 200 viruse po lundrojnë rreth e rrotull në çdo kohë. Mund të zvogëloni ndjeshëm shanset për kapjen e një virusi duke i mbajtur duart larg gojës. Viruse që shkaktojnë gripin gjithashtu lulëzojnë në lëkurën tuaj, kështu që lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

Ngrënia e thonjve mund të dëmtojë dhe dhembët dhe mishrat tuaj:  Akademia e Stomatologjisë së Përgjithshme ka zbuluar se ngrënia e thonjve mund të plasë, çaj, ose të konsumojë dhëmbët  dhe gjithashtu mund të çojë në mishra të lënduar dhe dëmtimet e indit të dhëmbëve.

Dukë ngrënë thonjtë mund të jeni më të prirur ndaj infeksioneve: Sigurisht, kafshimi i thonjve tuaj mund të transferojë bakteret nga duart tuaja në gojën tuaj, por nëse kafshoni thonjtë deri në pikën ku ju dhëmbin atëherë rreziku është m i madh. Kjo lejon që bakteret dhe kërpudhat të krijohen më shpejt dhe janë më të rrezikshme.  Përveç kësaj, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dëme të përhershme në qoftë se ju kafshoni dhe lëndoni pllakën e thonjve, sipas Dr Madan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat