Testimi që na duhet

Shëndetësia

Testimi që na duhet

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët me një ritë sa dz 11 shtatorë në javë – deri në Krishtlindje mund të jenë tre. Nëse 1000 amerikanë do të vdisnin çdo ditë në një luftë, ne do të vepronim me shpejtësi dhe vendosmëri. Megjithatë nuk po e bëjmë. Virusi po fiton.

Qeveria amerikane ka vendosur “shumicën e vezëve tona në shportën e vaksinave”, dhe pavarësisht se vaksina është gjithmonë “edhe një tjetër muaj larg”, ne kemi një rrugë të gjatë përpara.

Ne kemi nevojë për një strategji shëndeti publik shumëplanëshe, e cila përfshin një plan testimi kombëtar që shfrytëzon teste të shpejta të antigjenit për të ndaluar përhapjen e virusi. Kjo do të zvogëlonte ndjeshëm përhapjen e virusit, pa pasur nevojë për një tjetër izolim dhe, nëse veprojmë sot, mund të na lejojë të shohim të dashurit tanë, të kthehemi në shkollë dhe të punojmë dhe të udhëtojmë.

Testet e antigjenit janë teste të “infektueshmërisë”. Ata janë jashtëzakonisht të efektshëm në zbulimin e COVID-19 kur individët janë më infektues. (Ata zbulojnë 98% të rasteve që do të zbulonte një test PCR.) Testet e antigjenit me shirita letre janë të lira, janë të thjeshta për t’u prodhuar, japin rezultate brenda pak minutash dhe mund të përdoret në privatësinë e shtëpisë tonë – kjo e fundit është jashtëzakonisht e rëndësishme për shumë njerëz.

Protipi kryesor për testin e antigjenit që po përshkruaj përfshin një shirit të vogël letre me një molekulë të veçantë të ngulitur në të, që zbulon SARS-CoV-2 dhe bëhet e errët kur virusi është i pranishëm në mostër.  Për të përdorur testin, personi vendos butësisht tamponin në pjesën e përparme të hundës. Më pas e vendos në një tub të vogël të mbushur dhe fut një shirit letre në të. Brenda disa minutash, rezultatet njihen nga fakti nëse shfaqet apo jo një vijë në letër (njëlloj si një test shtatzënie).

Nëse vetëm 50% e popullsisë teston veten në këtë mënyrë çdo katër ditë, shpërthimi reduktohet ndjeshëm. Duke u dhënë njerëzve mjetet për të ditur, në kohë reale, nëse janë ngjitës, ata e ndalojnë veten që të infektojnë pa dashur të tjerët. I privuar nga strehuesit e rinj, virusi dobësohet, ashtu si ndodh kur akumulon një popullatë të vaksinuar kundër tij. Dhe testimi bën të fitojmë kohë për shpërndarjen e vaksinave, të cilat do të shtrihen në vite në të gjithë botën.

Kthimi i investimit do të ishte masiv, në jetët e kursyera, në ruajtjen e shëndetit dhe, natyrisht, në para.  Kostoja është aq e ulët, sa që mos përpjekja nuk duhet as të jetë një mundësi, për një program që mund të përmbzsë shpejt situatën, në një kohë kur virusi po shkakton dëm të pallogaritshëm ekonomik.

Qeveria do t’i dërgonte testet në familjet dhe do t’i vinte ato në dispozicion në shkolla ose në vendet e punës.  Ky program nuk kërkon të gjithë popullsinë që të marrë pjesë. Çështja është që të përdoren këto teste shpesh në mënyrë që njerëzit të kenë gjasa të dinë gjendjen e tyre sa më herët, para se ta transmetojnë te të tjerët.  Eshtë shpeshtësia dhe shpejtësia e marrjes së rezultateve, dhe jo ndjeshmëria absolute e testit, ajo që duhet të marrë peshë maksimale.

Vende si Sllovakia aktualisht po përdorin programe masive të shpejta të testeve të antigjenit dhe tashmë po shohin sukses të konsiderueshëm. Një zbatim masiv dhe i organizuar i testeve të shpejta mund të lejojë rikthimin në normalitet në SHBA brenda disa javësh – thjesht duhet të fillojmë tani. / Time – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat