Shurupi që pastron organizmin nga helmet dhe shkrin dhjamin rreth barkut

Shëndetësia

Shurupi që pastron organizmin nga helmet dhe shkrin dhjamin rreth barkut

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Sa herë që në artikujt tanë flitet për peshën, shumë prej jush nuk ngurojnë të shkojnë para pasqyrës dhe të kontrollojnë trupin e tyre.

Edhe pse jeni përpjekur të ruani peshën e duhur, pa përmendur rastet kur i jeni futur Nutellas me kokë apo keni ngrënë sufllaqe tek fast food-i i lagjes, nuk ia keni dalë mbanë.

Një ndër zonat ku vihet re menjëherë shtimi në peshë është barku, duke i dhënë një formë më të rrumbullakosur se zakonisht dhe duke krijuar pala dhjamore në anësore.

Për këtë arsye Living ju vjen në ndihmë me një pije që djeg dhjamin, forcon sistemin imunar dhe nxit metabolizmin të shkrijë sa më shumë kalori. Ajo përmban vitaminë A, vitamina të grupit B, vitaminë C, hekur, magnez, potas, fibra të tretshme në ujë dhe antioksidantë, të gjithë këta përbërës do .

Përbërësit: 3 kokrra limon, 10 rrepka, 1 rrënjë xhinxher (xhenxhefil), 3 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle kanellë e bluar.

Lani fillimisht rrepat dhe pritni sipas dëshirës, gjithmonë duke ruajtur lëkurën,e cila është e pasur me vlera ushqyese. Më pas pritni në feta të mëdha limonin dhe rrënjën e xhinxherit. Kalojini në grirës këta tre përbërës dhe pritni derisa të lidhen me njëri-tjetrin e të formojnë një masë homogjene.

Më pas shtoni shurupin në një vazo qelqi dhe shtoni kanellën e mjaltin. Këshillohet të ruhet në frigorifer dhe të konsumoni nga një lugë çaji çdo ditë, të tretur në një gotë uji të vakët. Ky regjim i shëndetshëm duhet ndjekur për 15 ditë dhe më pas të bëni një pauzë 1-javore.

– Pastron organizmin dhe heq toksinat rreth zonës së barkut.

– Pastron veshkat dhe detoksifikon mëlçinë.

– Lehtëson procesin e tretjes dhe vret bakteret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat