Mos e teproni me këtë mineral! Mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat

Shëndetësia

Mos e teproni me këtë mineral! Mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Është koha të mendoheni mirë se çfarë pini. Gjatë një vëzhgimi të kryer tek 46 pije të konservuara dhe pluhur, që konsumohen gjerësisht nga njerëzit, u zbulua se 78% e tyre përmbajnë më shumë përmbajtje të fosforit seç është menduar më parë. Pse është shqetësues ky fakt?

Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat.

Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit. Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan.

Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash).

Për të limituar konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë fosfori, Alexander Chang, bashkautor i studimit, rekomandon që të shmangni çdo pije ose ushqim me ingredientë që kanë prefiksin “fos”, si acidi fosforik, i përdorur zakonisht tek pijet e gazuara për t’u dhënë atyre shijen karakteristike dhe për të vepruar si energjikë, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat