A keni dëgjuar më parë për "depresionin e lumtur"?

Shëndetësia

A keni dëgjuar më parë për "depresionin e lumtur"?

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

 

Të jetosh me këtë lloj depresioni, do të thotë që dikush përpiqet që gjithmonë të shfaqet i lumtur, ndonëse mund të jetë i pushtuar nga një vuajtje shpirtërore edhe mendore. Njerëzit që e përjetojnë këtë lloj depresioni, nuk flasin kurrë për të, ndaj askush rreth tyre nuk dyshon se dicka nuk shkon me ta. Ata kanë një jetë aktive, kanë familje, miq, madje mund të jenë shumë të suksesshëm dhe të duken shumë të lumtur.

Megjithëse ata ndihen të pashpresë dhe të dërrmuar, nuk e shfaqin për asnjë arsye diçka të tillë. Fuqia që kanë në jetën e tyre të përditshme mund t’i bëjë ata veçanërisht të prekshëm për të kryer plane vetëvrasjeje. Kjo është në kontrast me format e tjera të depresionit në të cilat njerëzit mund të kenë ide për vetëvrasësje, por jo energji të mjaftueshme për të vepruar sipas synimeve të tyre.

Simptoma të kësaj gjendjeje përfshijnë një ndjenjë lëndimi kur marrin kritika ose refuzime. Gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të ndjehen të dëshpëruar gjatë mbrëmjes dhe ndiejnë nevojën për të fjetur më gjatë se zakonisht.

Ky lloj depresioni fshihet pas një maske të lumtur, por ka disa mënyra që ju mund të kuptoni nëse dikush po e përjeton një gjë të tillë apo jo:

- Ndryshime në peshë apo oreks

- Nuk ka më interes për aktivitete që dikur i bënte me dëshirë

- Ka vetëm mendime negative

- Pagjumësi dhe lodhje

Nëse e kuptoni se dikush po vuan nga një sëmundje e tillë, bëhuni një dëgjues i mirë. Këshillojini, por mbi të gjitha ndihmojini duke i adresuar tek një psikolog, para se të jetë shumë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat