Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës sipas moshës

Shëndetësia

Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës sipas moshës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar.

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problem shëndetësor.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe.

Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar.

Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit.

Temperatura tek fëmijët

Foshnjet deri në 3 muaj

Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku.

Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.

Fëmijët nga 3-6 muaj

Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje.

Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut.

Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.

Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj

Në këto raste, fëmijëve mund tu jepni ilaçe kundër temperaturës por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara.

Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.

Fëmijët deri në 17 vjeç

Nëse temperatura arrin deri në 38.9 gradë, ju mund t’i jepni fëmijës një medikament kundër temperaturës sipas dozës përkatëse.

Nëse temperatura zgjat më shumë se 3 ditë ose nëse fëmija është i irrituar apo letargjik kontaktoni me mjekun.

Temperatura tek të rriturit

Nëse një i rritur mbi moshën 18 vjeçare ka temperaturë që arrin deri në 38.9 gradë, atëherë lëreni të pushojë dhe të pijë shumë lëngje.

Nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të pazakonta atëherë konsultohuni me mjekun.

Nëse temperatura rritet mbi 38.9 gradë, atëherë mund të merrni një medikament kundër temperaturës.

Ilaçi duhet të jepet në përputhje me dozën e rekomanduar dhe jo duke e shoqëruar me medikamente kundër kollës apo të ftohurës.

Nëse temperatura zgjat më shumë se tre ditë dhe qëndron në nivelet e 39.4 gradë, shkoni menjëherë tek mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat