Çfarë është sistemi elektrik i rrahjeve të zemrës

Shëndetësia

Çfarë është sistemi elektrik i rrahjeve të zemrës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Çfarë e kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës tuaj?

Sistemi elektrik i zemrës tuaj kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës duke rregulluar:

Kursin e zemrës, që është numri i herëve që zemra juaj rreh në minutë;

Ritmin e zemrës, i cili është veprimi i sinkronizuar pompues i të katër dhomave të zemrës tuaj.

Sistemi elektrik i zemrës tuaj duhet të ruajë:

Një masë të qëndrueshme të zemrës prej 60 deri 100 rrahje për minutë në qetësi. Gjithashtu sistemi elektrik i zemrës tuaj e rrit këtë volum pune për të plotësuar nevojat e trupit tuaj gjatë aktivitetit fizik dhe e pakëson atë gjatë gjumit;

Një kontraktim të rregullt të atrium-it dhe ventrikulave (ky quhet ritëm i sinus-it).

Si funksionon sistemi elektrik i zemrës

Muskuli i zemrës tuaj përbëhet nga qeliza të vogla. Sistemi elektrik i zemrës tuaj kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës tuaj duke dërguar një sinjal elektrik përmes këtyre qelizave.

Dy lloje të ndryshëm të qelizave në zemrën tuaj bëjnë të mundur që sinjali elektrik të kontrollojë rrahjet e zemrës tuaj:

Qelizat përcjellëse e mbartin sinjalin elektrik të zemrës tuaj;

Qelizat e muskulit bëjnë të mundur që atriumet e zemrës tuaj të kontraktohen, një veprim i stimul-uar nga sinjali elektrik i zemrës tuaj.

Sinjali elektrik udhëton nëpër rrjetin e “rrugëkalimeve” të qelizave përcjellëse, që stimulojnë dhomat e sipërme (atriumet) dhe dhomat e poshtme (ventrikulat) që ato të kontraktohen. Sinjali është në gjendje të udhëtojë nëpër këto shtigje me anë të një reaksioni kompleks që i lejon secilës nga qelizat të aktivizojë njërën nga ato që janë fqinje me të, duke e stimuluar atë që të transmetojë sinjalin elektrik në mënyrë të rregullt. Ndërsa një qelizë pas tjetrës e transmeton ngarkesën elektrike, e gjithë zemra kontraktohet në një lëvizje të koordinuar, duke krijuar një rrahje të saj.

Sinjali elektrik fillon në një grup qelizash në majë të zemrës tuaj, të quajtur nyja sinoatriale (NS). Pastaj sinjali udhëton poshtë nëpërmjet zemrës tuaj duke iniciuar në fillim dy atriumet dhe pastaj të dy ventrikulat. Në një zemër të shëndetshme sinjali udhëton shumë shpejt nëpër zemër duke u lejuar të dy atriumeve të kontraktohen në një mënyrë të rregullt e të butë.

Rrahja e zemrës ndodh si më poshtë:

-Nyja sinoatriale (NS) dërgon një impuls elektrik.

-Atriumet (dhomat e sipërme të zemrës ) kontraktohen.

-Nyja AV e dërgon një impuls në ventrikul.

-Dhomat e poshtme të zemrës (ventrikulat) kontraktohen ose pompojnë.

-NS dërgon një sinjal tjetër në atrium për ta kontraktuar, gjë që e fillon përsëri ciklin.

-Ky cikël i një sinjali elektrik i pasuar nga një kontraktim është një rrahje e zemrës.

Nyja sinoatriale dhe atriumi

-Kur NS dërgon një impuls elektrik, ajo vë në lëvizje procesin që vijon:

-Sinjali elektrik udhëton nga NS nëpërmjet qelizave të muskulit në atriumin e majtë dhe të djathtë.

-Sinjali vë në lëvizje qelizat e muskulit të cilat e bëjnë atriumin tuaj që të kontraktohet.

-Atriumet kontraktohen, pompojnë gjaku-n në ventrikulin e djathtë dhe të majtë të zemrës.

Pasi sinjali elektrik shkakton që atriumet e zemrës tuaj të kontraktohen dhe të pompojnë gjak në ventrikula, sinjali elektrik arrin në një grup qelizash në fundin e atriumit të djathtë, të quajtur nyja atrioventrikulare. Kjo nyje e ngadalëson për pak kohë sinjalin elektrik duke u dhënë ventrikulave kohë që të marrin gjakun nga atriumet. Pastaj sinjali elektrik zhvendoset për të vënë në lëvizje ventrikulët tuaja.

Kur sinjali elektrik largohet nga nyja atrioventrikulare ai inicion procesin e mëposhtëm:

-Sinjali udhëton nëpër një tufë qelizash përcjellëse që e ndajnë atë në dy degë: njëra degë shkon në ventrikulin e majtë dhe tjetra në atë të djathtë.

-Këto dy degë kryesore ndahen më tej në një sistem fibrash përcjellëse që e shpërhapin sinjalin nëpërmjet ventrikulit të majtë dhe të djathtë duke bërë që ato të kontraktohen.

Kur ventrikulat kontraktohen, ventrikuli juaj i djathtë pompon gjakun në mushkëritë tuaja dhe ventrikuli i majtë e pompon gjakun në pjesën tjetër të trupit.

Pasi atriumet dhe ventrikulat kontraktohen, çdonjëra nga pjesët e sistemit rifillon lëvizjen në vetvete.

Si e rregullon sistemi elektrik i zemrës tuaj ritmin e zemrës tuaj?

-Qelizat e NS në pjesën e sipërme të zemrës njihen si rregullues i ritmit të zemrës sepse ritmi me të cilin këto qeliza dërgojnë sinjale elektrike përcakton ritmin me të cilin rreh e gjithë zemra juaj.

-Ritmi normal në qetësi luhatet nga 60 deri  në 100 të rrahura për minutë. Ritmi juaj i zemrës mund të jetë më i lartë apo më i ulët për të përmbushur nevojat e trupit tuaj.

Çfarë e bën ritmin e zemrës tuaj të shpejtohet apo të ngadalësohet?

Truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj dërgojnë sinjale për ta stimuluar zemrën tuaj të rrahë më një ritëm më të shpejtë apo më të ngadalshëm. Megjithëse mënyra me anën e të cilës sinjalet kimike bashkëveprojnë për të ndikuar mbi ritmin e zemrës tuaj është kompleks, rezultati është që këta sinjale i tregojnë NS që të dërgojë ngarkesa me një ritëm më të shpejtë apo më të ngadalshëm në zemër.

Për shembull, gjatë periudhave të ushtrimeve fizike, kur trupi kërkon më shumë oksigjen për të funksionuar, sinjalet nga trupi juaj shkaktojnë që zemra juaj ta rrisë ritmin në masë të konsiderueshme për të furnizuar me më shumë gjak (dhe kësisoj më shumë oksigjen) trupin. Ritmi juaj i zemrës mund të rritet me më shumë se 100 rrahje në minutë për të plotësuar nevojat e shtuara të trupit tuaja gjatë një ushtrimi fizik.

Analogjikisht, gjatë periudhave të pushimit apo të gjumit, kur trupit i nevojitet më pak oksigjen, ritmi i zemrës reduktohet. Disa atletë në të vërtetë mund t’i kenë ritmet normale të zemrës mjaft më poshtë se 60 sepse zemra e tyre është shumë e efektshme dhe nuk ka nevojë të rrahë më shpejt. Ndryshimet në ritmin e zemrës tuaj kësisoj janë një pjesë normale e përpjekjes së zemrës tuaj për të plotësuar nevojat e trupit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat