Mbani pak kripë gjithmonë në xhep sepse do t’iu shpëtojë jetën

Shëndetësia

Mbani pak kripë gjithmonë në xhep sepse do t’iu shpëtojë jetën

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri.

I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.

Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’iu ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë.  Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat