A janë realisht të dëmshme lulet dhe bimët në dhomën e gjumit?

Shëndetësia

A janë realisht të dëmshme lulet dhe bimët në dhomën e gjumit?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Lulet në ambientet e brendshme arrijnë t’i japin një tjetër pamje gjithçkaje, qofshin këto mobilje të shtrenjta, qofshin mobilje modeste, qoftë stil modern, qoftë stil klasik. Dihet që ngjyra jeshile është garanci për bukurinë, për ta bërë ambientin më mikpritës, më të ngrohtë dhe më të shëndetshëm.

Por ku duhen pozicionuar lulet në shtëpi? Pak a shumë kudo, dilema është vetëm me dhomën e gjumit. Të gjithë kanë dëgjuar, madje dhe fëmijët e vegjël që nuk mbahen bimë dhe lule në dhomën që flihet, sepse i bëjnë keq shëndetit, kjo për shkak të dioksidit të karbonit që ato çlirojnë gjatë natës. Por sa të dëmshme janë ato realisht?

Mjafton të mendoni sasisë e dioksidit të karbonit që mund të çlirojë një bimë dhe të kuptoni që është një sasi aq e papërfillshme, sa nuk e cënon fare shëndetin e atij që fle në dhomë.

Ky fakt është vërtetuar nga një numër i madh studimesh, madje një shpikje e fundit e Nasës ka treguar një tjetër funksion të bimëve në ambientet e brendshme, ato ndikojnë pozitivisht tek substancat e ndotura që gjenden në shtëpi për shkak të ndotjes atmosferike dhe detergjentëve që përdoren për pastrimin e shtëpisë.

Mes substancave të ndotura në ambientet e brendshme veçojmë më të dëmshmet për shëndetin siç janë: benzeni dhe amoniaku. Për këtë qëllim, ka varietete të caktuara bimësh në gjendje t’i thithin këto lloj agjentësh ndotës.

Ju që i adhuroni bimët, por nuk i mbani në dhomën tuaj të gjumit me idenë që ju dëmtojnë?! Rrini të qetë dhe mos e privoni veten nga bimët dhe në dhomën ku flini. Bimët në dhomën e gjumit nuk i bëjnë keq shëndetit. Duhet pasur parasysh ama që përmasat e tyre t’i përshtaten përmasave të ambientit.

Ende nuk jeni bindur nëse duhet, apo nuk duhet të mbani bimë në dhomën e gjumit? Bimët në dhomën e gjumit mund të dhurojnë një efekt relaksi, për ta bërë çlodhjen sa më të thellë dhe për të luftuar pagjumësinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat