Kjo pije e shëndetshme për trupin është armiku numër një për dhëmbët e bardhë

Shëndetësia

Kjo pije e shëndetshme për trupin është armiku numër një për dhëmbët e bardhë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Dihet prej kohësh se kafeja është armiku më i madh i dhëmbëve të bardhë, por dentistët së fundmi kanë theksuar se edhe çaji ka një efekt edhe më të madh në ngjyrën e smaltit të dhëmbëve. Kjo është e vërtetë për të gjithë çajrat, jo vetëm ato të errëta.

Sipas dentistëve, çaji ndryshon ngjyrën e dhëmbëve të bardhë, duke i bërë ata më të zverdhur.

Çaji përmban disa përbërje që mund të shkaktojnë atë njollë të shëmtuar të dhëmbëve, duke ndryshuar ngjyrën e tyre nga disa nuanca, dhe sa do të ndryshojë ngjyra e smaltit ndikohet gjithashtu nga sa i fortë është çaji që ju pëlqen.

Image

Çaji jeshil u jep më shumë ngjyrë dhëmbëve, sepse përmban shumë taninet, të cilat përpos anës së mirë që janë antioksidantë dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit, ato u japin edhe ngjyrë dhëmbëve.

Por, nëse çaji është “pija juaj”, është shumë e rëndësishme të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, duke i kushtuar rreth tridhjetë sekonda secilës gjysmë të secilës nofull.

Kjo është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar që dhëmbët tuaj të marrin një ngjyrë të shëmtuar pa pasur nevojë të ndryshoni zakonet dhe të hidhni jashtë përdorimit çajin tuaj të preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat