Marijuana të çon drejt vetëvrasjes

Shëndetësia

Marijuana të çon drejt vetëvrasjes

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Foto Ilustrim

Të konsumosh marijuanë në adoleshencë, do të thotë të përgatitesh për një të ardhme plot probleme, të rrezikosh diplomimin, të bëhesh i varur nga drogat e rënda dhe të rrezikosh vetëvrasjen. Një studim i publikuar në revistën The Lancet Psychiatry, javën e shkuar, arrin në të tilla konkluzione. 

Studimi është kryer nga kërkues shkencorë austrialianë dhe neozelandezë, të cilët kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 3 studimeve të tjera, të kryera në mvi 3 700 të ring. Rezultoi se të rinjtë nën 17 vjeç që konsumonin marijuanë kishin më pak mundis per të marrë një diploma dhe rrezikonin më shumë që të bëheshin të varar nga drogar e rënda dhe madie edhe ishin më të rrezikuar nga vetëvrasja, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk përdornin marijuanë, apo që e kishin përdorur në mënyrë sporadike. Kërkuesit thonë se nuk ka një nivel të përdorimit që mund të quhet si “i pafajshëm” dhe ligjet që po diskutohen në vende të ndryshme të botës, për të ulur dënimet ndaj përdoruesve të marijuanës, rrezikojnë brezat e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat