Çfarë të përdorni për një frymëmarrje të freskët

Shëndetësia

Çfarë të përdorni për një frymëmarrje të freskët

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Për një frymëmarrje të freskët gjithë ditën, përzieni këta përbërës në mëngjes.

S’ka asgjë më të sikletshme se të qëndroni pranë dikujt që vuan nga problemet me erën e gojës, apo e kundërta, të qëndroni me frikën se mund të shqetësoni të tjerët me aromën tuaj të gojës.

Sado që mund të përtypni karamele ose çamçakëzë, ato janë një zgjidhje e përkohshme dhe e jashtme e problemit

Ky është një problem që duhet trajtuar së brendshmi dhe përzierja e përbërësve me veti të fuqishme pastruese për organzimin, do të jetë çelësi për problemin tuaj.

Përbërësit:

2 mollë mesatare

1 limon

5 gjethe lakre

1 tufëz majdanoz

1 copë xhinxher.

Përgaditja:

-Lani me kujdes të gjithë përbërësit.

-Shtrydhni limonin për t’i marrë lëngun.

-Përzieni gjithë përbërësit në frulator.

-Pijeni menjëherë për t’u siguruar që antioksidantët të jenë të gjithë aty.

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, një nutrient me antioksidantë dhe veti antibakteriale.

Lakra hyn tek perimet kruçifere të cilat kanë veti të eliminojnë toksinat dhe bakteret. Përmbajnë edhe squfur i cili detoksifikon trupin.

Majdanozi suporton veshkat dhe sistemin tretës duke eliminuar substancat helmuese nga trupi.

Xhinxheri lufton inflamacionin dhe trupi nuk i lejon bakteret të mbijetojnë, përfshirë dhe ato që shkaktojnë erën e keqe të gojës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat