Shurupi shtëpiak eliminon problemin me sinuset

Shëndetësia

Shurupi shtëpiak eliminon problemin me sinuset

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Dhimbjet e kokës, hunda e bllokuar, problemet me frymëmarrjen, janë vetëm disa nga simptomat e inflamacionit të sinuseve. Këtë problem shëndetësor mund ta zgjidhni me shurupin shtëpiak, i cili përgatitet shumë lehtë.

Bëjeni këtë preparat natyral dhe lirohuni nga simptomat e pakëndshme të inflamacionit të sinuseve.

Përbërësit

 50 gramë rrepë të grirë, - 20 gramë xhenxhefil të grirë, - 20 gramë çikore, - 1 lugë çaji kanellë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i qitni në blender dhe i përzini mirë. Pas kësaj, masën e qitni në një kavanoz të qelqtë dhe e mbyllni mirë. Mbajeni kavanozin në një vend me dritë për dhjetë ditë dhe tundeni kohë pas kohe.

E konsumoni nga një lugë të vogël me këtë shurup në lukth të zbrazët, së paku gjysmë ore para shujtës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat