Çfarë është më keq, mungesa e aktiviteti fizik, apo mbipesha

Shëndetësia

Çfarë është më keq, mungesa e aktiviteti fizik, apo mbipesha

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik ndikojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë,  por cila është më e keqe?

Një hulumtim i ri ka treguar se mungesa e aktivitetit fizik shkakton dy herë më shumë vdekje, në krahasim me mbipeshën.

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë kryer një studim, në të cilin morën pjesë 330.000 meshkuj dhe femra.

Studimi zgjati rreth 12 vjet, ndërsa gjatë kësaj periudhe studiuesit u matën pjesëmarrësve rregullisht indeksin e masës trupore, perimetrin e belit, nivelin e aktivitetit fizik dhe analizuan gjendjen e përgjithshme të shëndetit.

Rezultatet treguan se rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme kanë personat të cilët nuk janë fizikisht aktiv, se sa ata indeksi i masës trupore i të cilëve është më shumë se 30.

Gjithashtu, studiuesit kanë konstatuar se mjaftojnë 20 minuta ecje në ditë që rreziku i vdekjes së parakohshme të ulet me 30%, pavarësisht peshës trupore.

Aktiviteti fizik ka efekte pozitive mbi shëndetin. Ai rregullon presionin e gjakut, shpërbërjen e sheqerit në gjak, ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe rregullimin e kolesterolit në gjak.

Me fjalë të tjera, aktiviteti fizik ka efekt pozitiv mbi shëndetin tuaj, pavarësisht peshës trupore.

Meshkujt në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm, thanë studiuesit, sepse kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe perimetër më të madh të belit.

Kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rëndësishme që ata të fillojnë në moshë të hershme ushtrimet e përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat