Covid-19: Një studim në SHBA konfirmon se maska ​​të shpëton jetën

Shëndetësia

Covid-19: Një studim në SHBA konfirmon se maska ​​të shpëton jetën

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë së Covid-19. Konfirmimi i radhës vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe është i bazuar në prova shumë të forta statistikore. Biplav Srivastava, pedagog në shkencat kompjuterike në Universitetin e Karolinës së Jugut, krijoi një model kompjuterik të botuar në “The Conversation”.

Ai përdor burime të ndryshme zyrtare mbi tendencën e rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, dhe falë një qasje të tillit “çfarësi do të kishte ndodhur nëse…”  tregon se si do të kishte evoluar pandemia, po të ndryshonin  parametra specifikë.

Shtimi i rasteve rë reja

Modeli analizoi të dhënat e mbi 3100 qarqeve në SHBA, dhe midis variablave që mori në konsideratë ishte shkalla e mbajtje së maskës nga qytetarët:kjo vlerë është midis 0 dhe 5, dhe është specifike për secilin territor.

Vlerat u llogaritën gjatë verës së këtij vitit nga ekspertët e të përditshmes “The New York Times”, të cilët kryen një sondazh të madh mbi përdorimin e masave mbrojtëse nga qytetarët amerikanë, dhe u vërtetuan falë përdorimit të grupeve të kontrollit.

Ndërsa kjo vlerë ndryshon, modeli llogarit numrin e mundshëm të infeksioneve në bazë të asaj që u zbulua në territore të ngjashme, duke marrë parasysh shkallën e përdorimit të maskave. Për shembull, modeli na lejon që të zbulojmë se nëse në qarkun Uajndot në Kansas norma e mbajtjes së maskave do të binte nga 3.4 në 3,brenda 12 javësh rritja e infeksioneve do të ishte 101.5 për qind më e lartë, me 150 vdekje shtesë në të njëjtën periudhë.

Mbajtja e detyrueshme maskave

Modeli kompjuterik i Srivastava tregon pra rolin thelbësor të maskave në frenimin e  epidemisë, dhe rëndësinë e bërjes së tyre të detyrueshme sa më shpejt të jetë e mundur, për

të zvogëluar numrin e viktimave. Modeli, shpjegon akademiku, funksionon më mirë kur zbatohet në zonat gjeografike që kanë parametra afër mesatares, pasi sistemi gjen një numër më të madh vlerash ndaj të cilave mund të bëjë krahasime.

Për më tepër, shkalla e përdorimit të maskave gjatë verës mund të jetë e ndryshme nga sot. Por as këto kufizime të studimit, nuk mund të na bëjnë të harrojmë rolin e pazëvendësueshëm të maskave në frenimin e dukshëm të përhapjes së virusit. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat