Edhe meshkujt kanë ndryshime hormonale kur partnerja e tyre është shtatzënë

Shëndetësia

Edhe meshkujt kanë ndryshime hormonale kur partnerja e tyre është shtatzënë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Meshkujt, respektivisht trupi dhe psikika e tyre, gjithashtu përjetojnë ndryshime të caktuara.

Studiuesit kanë zbuluar se në muajt ndërsa e presin foshnjën, edhe disa hormone të caktuara te meshkujt ndryshojnë dhe kjo ndodh kur ata bëhen etër për herë të parë.

Atësia sjell ndryshime në aspektin e dy hormoneve kryesore. Shkencëtarët thonë se sasia e testosteronit dhe estradiolit bie tek meshkujt të cilët e presin fëmijën e tyre të parë, shkruan “American Journal of Human Biology”.

Çdo gjë në lidhje me shtatzëninë tek gratë deri tani është pak a shumë e njohur, por kjo që edhe meshkujt e ndiejnë shtatzëninë është diçka e re dhe duhet të hulumtohet më tej.

“Disa hulumtime të tjera kanë zbuluar se hormonet tek meshkujt ndryshojnë kur ata bëhen etër, por hulumtimi ynë ka zbuluar se këto ndryshime ndodhin edhe më parë, gjatë “transicionit” në atësi,” thotë Robin Edelstein, studiues nga Universiteti i Michiganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat