Konsumimi i duhanit rezulton në uljen e numrit të spermatozoidëve, tregon studimi

Shëndetësia

Konsumimi i duhanit rezulton në uljen e numrit të spermatozoidëve, tregon studimi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:47
Ilustrim

Sipas një analize të publikuar nga Eurpean Urology, në prill të viti 2016, është vërtetuar se burrat që konsumojnë duhan kanë numër më të vogël të spermatozoidëve.

Nga kjo, rrjedhimisht bënë të kuptohen se duhani dëmton spermën tuaj shkruan VeryWellFamily.

Në përgjithësi, duhani ka shfaqur rrezik në rritjen e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe një numër problemesh tjera shëndetësore.

Në prill të vitit 2016, European Urologhy realizoi një analizë mbi efektet e pirjes së duhanit në shëndetin e spermës.Analiza përfshiu 20 studime dhe pak më shumë se 5,000 burra në gjithë Evropën.

Studimi zbuloi se pirja e duhanit shoqërohet me uljen e numrit të spermatozoidëve, uljen e lëvizshmërisë dhe morfologjinë e dobët të tyre.

Sipas studiuesve, efekti negativ që shfaqte duhani ishte më i përhapur të burrat infertilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat