Një studim i ri thotë se sulmet e panikut janë të lidhura me mungesën e këtyre vitaminave!

Shëndetësia

Një studim i ri thotë se sulmet e panikut janë të lidhura me mungesën e këtyre vitaminave!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Ilustrim

Të gjithë ndihemi të stresuar kohë pas kohe. Diçka mund të ndodhë në shtëpi, punë që çon nivelin e stresit në kulm. Mirëpo kjo përbën problem atëherë kur vëreni se stresi nuk po ju kalon dhe po përballeni me sulme paniku kohë pas kohe. Dhe, ajo që konsiderohej si stres i pakët, tashmë është kthyer në ankth i shoqëruar nga sulme të ndryshme paniku.

Pa dyshim, të jetuarit me sulme paniku bën që jeta t’iu duket më e vështirë.

Por, një studim i ri në Universitetin e Okayama thotë se sulmet e panikut janë të lidhura drejtpërdrejtë me mungesën e këtyre vitaminave.

Studiuesit gjatë këtij studimi, mbikëqyrën pacientët që vuanin nga ankthi. Për të gjithë këta pacientë, ata vështruan nivelet e hekurit dhe të vitaminës B6. Pastaj i krahasuan ato me nivelet e personave që nuk vuanin nga sulmet e panikut.

Gjetjet e tyre treguan një diferencë mjaft të dallueshme tek dy grupet. Ata mësuan se nivelet e vitaminës B6 dhe hekurit ishin shumë më të ulëta tek grupi që vuante nga ankthi dhe sulmet e panikut.

Prandaj nëse vuani nga sulmet e panikut, është koha të bëni ca analiza të kuptoni nëse keni nevojë për më shumë vitamina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat