Analiza e pështymës tregon se sa do të jetoni

Shëndetësia

Analiza e pështymës tregon se sa do të jetoni

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një analizë e pështymës mund të na tregojë se edhe sa na ka mbetur për të jetuar. Shkencëtarët kanë parë se, sa më afër vdekjes që është një person, aq më i ultë është niveli i një antitrupi në organizëm.

Këta antitrupa përdoren për të luftuar infeksionet dhe sekretohen nga qelizat e bardha të gjakut.

Testimi i niveleve të imunoglobulinës A, apo IgA, mund të përdoret si mënyrë për ta vlerësuar shëndetin nga profesionistët, si pjesë e një kontrollimi të përgjithshëm. Dr. Anna Phillips, nga Universiteti i Birmingemit, thotë: "Ekzistojnë një numër faktorësh të cilët mund të ndikojnë sesi prodhojmë antitrupat dhe si i mbajmë nivelet e tyre".

Ai thotë se ka disa faktorë te të cilët nuk mund të ndikojmë: si plakja, trashëgimia, apo sëmundja, sikur që ka edhe faktorë te të cilët mund të ndikojmë, si alkooli, sëmundjet, stresi, dieta, etj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat