Seks dieta shkrin kilogramët: Kur humbni peshë pranë partnerit dhe kur grumbulloni shtresa dhjamore?

Shëndetësia

Seks dieta shkrin kilogramët: Kur humbni peshë pranë partnerit dhe kur grumbulloni shtresa dhjamore?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Seks dieta bën mrekulli, thonë studiuesit! Nuk ndikon te çdo partner njësoj, mirëpo edhe ju mund të përpiqeni që në dashuri të humbni më shumë kilogramë sesa fitoni

A është seksi “shpenzues” mjaft i fuqishëm i energjisë që të mund ta konsiderojmë bile edhe si njëfarë ushtrimi fizik, i cili do të na ndihmojë që të humbim tepricën e kilogramëve?

Hulumtimet tregojnë që te femrat e reja, të shëndetshme dhe seksualisht aktive çon në shpenzim të 3,6 kalori në minutë, gjë që është rreth 50 për qind e energjisë së shpenzuar gjatë stërvitjeve me intensitet të mesëm

Pra, a është pikërisht kjo arsyeja e vërtetë, cila është situata te meshkujt dhe cila sjellje me partnerin e ri ju shton kilogramët apo ju shkrin dhjamin dhe ju humbë kilogramët që i keni pasur?

Megjithatë, argëtimi me një partner të ri mund të rrezikojë me të vërtetë vijën tuaj të hollë.

Nëse ai ka shprehi më pak të shëndetshme të të ngrënit, nëse ndaloni të shkoni në palestër për të pasur kohë më shumë për të të dashurin tënd, nëse gjatë vakteve nuk kujdeseni sa hani, ose – edhe më keq – hani aq sa ai, depozita yndyrore rriten me shpejtësi rrufe!

Sidoqoftë, “dietë seksuale” gjithashtu mund të bëjë mrekulli për linjën tuaj. Pjesërisht, kjo i atribuohet faktit se kemi marrëdhënie seksuale më të shpeshta, më të gjata dhe më pasionante me një partner të ri dhe konsumimi i kalorive nuk është i papërfillshëm.

Sidoqoftë, hulumtimi i ri na jep një pasqyrë edhe më të mirë se çfarë ndodh me metabolizmin tonë kur jemi në një marrëdhënie të re, të lumtur dhe pasionante.

Një fluks i tillë i serotoninës, hormonit të lumturisë, është i lidhur drejtpërdrejt, tregojnë studiuesit, me humbjen e peshës. Serotonina dërgon një sinjal në tru për të filluar metabolizmin në mënyrë që depozitat e yndyrës të shndërrohen shpejt në energji lëvizëse.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ju duhet të harroni programin tuaj të fitnesit në momentin që dashuroheni. Pavarësisht sa jeni të lumtur, pesha juaj ndikohet edhe nga hormonet e tjera, dieta, ushtrimet fizike.

Ndërsa, nëse nuk e keni gjetur akoma partnerin e shpirtit, mos ngurroni të përdorni mënyra të tjera për të rritur nivelet e serotoninës, qumështi ose thjerrëzat janë ushqime të pasura me triptofan. Në këtë mënyrë, ju gjithmonë fitoni, edhe nëse peshorja nuk tregon peshën tuaj ideale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat