Fiku i thatë ndihmon kundër anemisë

Shëndetësia

Fiku i thatë ndihmon kundër anemisë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

A e keni ditur që katër fruta fiq të thatë sigurojnë një të katërtën e nevojave ditore për hekur, i cili është shumë i domosdoshëm për organizmin tonë?

Për ta arritur efektin maksimal, fikun ta konsumoni me komposto ose lëngun e shtrydhur të portokallit, i cili është i pasur me vitamina C, sepse ndihmon në absorbimin e hekurit.

Fiku i thatë paraqet edhe një burim të mirë për minerale. Pos hekurit, përmban edhe bakër, zink, selen, mangan, kalcium dhe kalium.

Fiku i thatë përmban edhe aminoacidet omega 3, që ndikon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat