Dezinfektuesi ju than duart? Ja disa mënyra si t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje!

Shëndetësia

Dezinfektuesi ju than duart? Ja disa mënyra si t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Dezinfektuesit e duarve janë përdorur këtë peirudhë më shumë se kurrë më parë për shkak të emergjencës Covid-19.

Përdorimi i tyre është i domosdoshëm për të parandaluar sa më shumë përhapjen e virusit, mirëpo dezinfektuesit lënë edhe “pasojat” e tyre.

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur t’ju thahen duart për shkak të alkoolit, mirëpo ne kemi disa zgjidhje të lehta e të shpejta, që do të bëjnë mrekulli në duart tuaja.

Ajka e Qumështit: përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura. Ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Lëngu i Limonit: bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës. Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.

Kosi: është aleat i shkëlqyer i lëkurës. Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit. Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Mjalti: ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet. Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat