Lëngu i jetës, përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i lëngut të panxharit

Shëndetësia

Lëngu i jetës, përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i lëngut të panxharit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

 

Sipas dr Simran Saini, nitricionist në Dehli, kombinimi i lëngut të panxharit me karrotë dhe mollë është një ndër “kurat” më të mira për ata që kanë anemi.

Dr. Saini sugjeron gjithashtu që është më mirë të pini lëng panxhari herët në mëngjes ose një orë para mëngjesit. “Pini një gotë 200 ml lëng panxhari çdo ditë për të korrur të gjitha përfitimet e tij, por pijeni atë të freskët përndryshe vlera ushqyese të lëngut zvogëlohen, ”shton ajo.

Sipas USDA, 100 gram panxhar ka rreth 43 kalori me rreth 0.2 gram yndyrë. Ka rreth 325 gram kalium, 78 gram natrium, 1.6 gram proteina dhe karbohidratet totale janë rreth 10 gram.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i lëngut të panxharit çdo ditë:

– Rrregullon presionin e lartë të gjakut

– I jep shkëlqim lëkurës

– Ju detoksifikon

– Rrit energjinë dhe qëndrueshmërinë

– Ju ndihmon në tretje dhe lehtësimin e kapsllëkut

– Ul nivelin e glukozës në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat