Mos ia teproni me çaj rusi, ja si e dëmton organizmin

Shëndetësia

Mos ia teproni me çaj rusi, ja si e dëmton organizmin

Më: 3 janar 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Disa hulumtime tregojnë se fluori mund ta përmirësojë shëndetin e gojës, përderisa disa hulumtime të tjera pohojnë se mund të jetë i dëmshëm.

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë konstatuar se shumë lloje të çajit të zi në treg përmbajnë rreth 75 deri në 120% më shumë fluor sesa doza e rekomanduar ditore, shkruajnë mediet britanike.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë të sakta vetëm kur është fjala për disa prodhues të çajit të zi. Sa më pak që është çaji i përpunuar, aq më pak fluor përmban.

Ky është një nga studimet e pakta që tregon se çaji i zi mund të ketë efekte negative në shëndetin, por përfitimet e zbuluara janë më të rëndësishme dhe i tejkalojnë dëmet që mund t’i shkaktojnë organizmit.

Nëse planifikoni të filloni çdo ditë të konsumoni çaj të zi, gjithsesi bisedoni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara apo jeni duke marrë ilaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat