Puna me dorë, 4 përfitime befasuese për shëndetin

Shëndetësia

Puna me dorë, 4 përfitime befasuese për shëndetin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Puna me dorë siç mund të jetë thurja e trikove, apo shtizave, mund të sjellin përfitime të çmuara për shëndetin. Ja disa rezultate nga kërkimet e bëra shkencore.

Thurja e trikove apo punët me grep, qëndisje dhe qepje kryq janë të gjitha aktivitete që përveçse janë të këndshme, mund të kenë një ndikim pozitiv në mirëqenien psikofizike. Ashtu sikundër dhe aktivitetet e tjera manuale në përgjithësi.
lavorare-a-maglia

JA SE SI NË NJË MËNYRË MË TË VEÇANTË, SE CILAT JANË PËRFITIMET E THURJES.

Redukton stresin

Lëvizjet ritmike dhe të përsëritura së bashku me një nivel të lartë përqendrimi, prodhojnë një efekt qetësues të ngjashëm me meditimin trup-mendje. Në një studim të publikuar në “Journal of Oçupational Therapy” në Britaninë e Madhe dhe të shfaqur në rreth 3.500 njerëz të pasionuar rreth punëve me dorë, u pa se në fakt se si thurja ka efekt qetësues dhe lehtësues të stresit dhe është e dobishme veçanërisht për ata të cilët vuajnë nga çrregullime ankthi.

Përmirëson gjendjen shpirtërore
Nga i njëjti studim britanik, të intervistuarve iu kërkua të tregojnë në një shkallë nga 1 deri në 7 (ku 1 të tregonte “shumë të trishtuar” dhe 7 “shumë të lumtur”) se cila ishte gjendja e tyre para fillimit dhe pas mbarimit të thurjes. Shumica e të anketuarve e përcaktuan veten pak më të lumtur pasi e bënin këtë si hobi.

Ky përmirësim është rezultat veçanërisht sinjifikativ mes atyre që vuanin nga depresioni, mbi të gjitha sidomos nëse thurja është bërë duke marrë pjesë në një kurs ose në shoqërinë e një grupi të pasionuarish: përkushtimi ndaj këtij aktiviteti, në të vërtetë, do t’u lejonte pjesëmarrësve të rrisin lumturinë dhe vetëvlerësimin, prandaj thurja mund të konsiderohet si një integrimin efektiv në grupin e procedurave për trajtimin e depresionit.

Pakëson aftësitë njohëse
Në një studim të botuar në “Journal of Neuropsychiatry and Neurosciences Clinic”, studiuesit shqyrtuan 1.321 të rritur mbi 70 vjeç me vështirësi në gjuhë, të kuptuarit, kujtesë, mësuar, përqendrim dhe vëmendje, pra të gjithë paraardhësit e demencës.
Ashtu si aktivitete të tilla si leximi dhe lojëra kognitive si fjalëkryqe, u konstatua se thurja dhe puna me dorë janë aktivitete të dobishme për të ngadalësuar dëmtimin njohës që lidhet me plakjen, pasi ato mund të ndihmojnë për të stimuluar, dhe për këtë arsye, të ruajnë një funksionalitet më të mirë të disa zonave të trurit.

Ndihmon të përballojë dhimbjet kronike
Për ata që vuajnë nga depresioni ose janë të detyruar të jetojnë me dhimbje kronike, kushtet që mund të shkaktojnë izolimin, krizat e identitetit dhe humbjen e vetëbesimit, thurja mund të lejojë aftësinë për t’i identifikuar dhe ndjekur një qëllim dhe për të tërhequr vëmendjen nga simptomat e dhimbshme.
Siç tregohet nga një studim i hartuar nga studiuesit e Spitalit Mbretëror të Bashkuar në Bath, pjesëmarrja e një klase të bashkuar nga të njëjtat shkaqe, u pa se puna me dorë ka kontribuar në rritjen e ndjenjës së përkatësisë në një grup, duke zvogëluar kështu ndjenjën e izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat