Dalloni vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave

Shëndetësia

Dalloni vlerat e frutave dhe perimeve sipas ngjyrave

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një nga këshillat më të mira për shëndet të mirë është ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve në ditë.

Falë ngjyrave të mrekullueshme që ato i gjejmë në treg, frutat dhe perimet na mundësojnë një ushqyerje “të ylbertë” të mirë jo vetëm për barkun, por edhe për trurin.

Por cila është rëndësia e ngjyrave dhe cilat janë vlerat që ofrojnë frutat dhe perimet.

Portokalli/E Kuqe

E kuqja dhe e portokallta janë dy prej ngjyrave më të ndezura të spektrit të frutave dhe perimeve.

Ushqimet me ngjyrë portokalli më të shëndetshme janë:

Karrota,

Patatja e ëmbël,

Kungulli,

Pjepri.

Këto ushqime përmbajnë beta-karoten të cilën organizmi e kthen në vitaminë A.

Kjo vitaminë është thelbësore për rruazat e bardha të gjakut, imunitetin, kockat dhe qelizat.

Kjo vitaminë merret edhe nga disa prej ushqimeve më të mira me ngjyrë të kuqe që janë:

Domatet,

Shalqini

Qitro.

Ato janë të pasura me shumë antioksidantë.

Ushqimet me ngjyrë të gjelbër

Në këtë kategori, futen barishtet por edhe disa prej perimeve më të mira për shëndetin siç janë brokoli, lakra dhe spinaqi.

Ushqimet me ngjyrë të gjelbër përmbajnë shumë kalium, fibër, folat, vitaminat A, E dhe C.

Ushqimet me ngjyra të errëta

Në këtë kategori futen ushqimet me ngjyrë blu, vjollcë ose edhe kafe siç janë:

Frutat e pyllit,

Qershitë,

Rrushi i kuq,

Vera e kuqe,

Kakaoja

Disa lloje çajrash.

Të gjitha ushqimet e lartpërmendura janë të pasura me flavonoidë.

Këto substanca janë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe qarkullimin e gjakut.

Ushqimet me ngjyrë të verdhë

Në këtë kategori futen kryesisht yndyroret.

Disa prej tyre, si margarina dhe gjalpi janë të dëmshëm për shëndetin, ndërkohë që vaji i ullirit është i shëndetshëm sepse përmban antioksidantë por edhe ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë siç është vitamina A, D, E dhe K.

Përveç këtyre kategorive, një ushqyerje e ylbertë duhet të përfshirë edhe ushqimet me ngjyrë të bardhë siç janë ato të bulmetit por edhe me ngjyrë natyrale siç janë drithërat, kryesisht ato të papërpunuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat