Melhemi çudibërës, që shëron shumë sëmundje

Shëndetësia

Melhemi çudibërës, që shëron shumë sëmundje

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:07

Melhemi që ua paraqesim shëron bronkitisin, plagët e hapura, lëkurën e pëlcitur, infeksionin e vezoreve dhe qetëson ënjtjet.

Përbërësit dhe receta:

Të kuqtë e 1 veze të zier, 400 ml vaj bimor dhe 60 gr dyllë të bletëve. Në enë vendosni vajin, shtoni pak dyllë në zjarr të lehtë. Shtoni të kuqtë e vezës në vaj. Kur të skuqet e hiqni nga zjarri, le të ftohet e më pas e ktheni përsëri në zjarr dhe e përzieni.

Kur të marrë ngjyrë të errët të kuqe, e largoni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Kur të ftohet, e vendosni në kavanoz dhe e futni në frigorifer. Kur ta përdorni për sinuset, e shkrini dhe e hidhni në vrimat e hundës. Nëse keni telashe me bronkitis ose të thatin, konsumoni gjysmë luge, tri herë në ditë para shujtave. Në rast të ënjtjeve, dhimbjeve të dhëmbit, e vendosni në vendin ku ndjeni dhimbje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat