Ja çfarë duhet të pini sapo hapni sytë në mëngjes

Shëndetësia

Ja çfarë duhet të pini sapo hapni sytë në mëngjes

Më: 11 janar 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Kur ngriheni në mëngjes, me shumë gjasë ju do pini diçka.

Por cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj? Ju mund të keni dëgjuar që është një gotë e madhe me ujë, ose ndoshta ju është thënë se një filxhan i nxehtë çaji jeshil ose kafe është pija e duhur për mëngjes.

HuffPost, kontaktoi me një mori ekspertësh, të cilët patën një përgjigje të përbashkët – pija më e mirë për të nisur mëngjesin, është një gotë ujë.

“Ju nuk mund të jeni domosdoshmërisht të etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ju i jepni përparësi për të qëndruar i hidratuar në mënyrë adekuate gjatë gjithë ditës”, tha për HuffPost Vicki Shanta Retelny, një dietologe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat